Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi ka kërkuar ndihmën e mërgatës për tejkalimin e situatës me COVID-19.
Në ketë vido-mesazhi Kurti tha se 21 vjet pas luftës, Kosova po vazhdon të ketë ngecje në sistemin shëndetësor.
“Fondin rezervë të paraparë vetëm për raste urgjente e kemi gjetur të zbrazur, ndërsa deficiti tregtar është rritur, e prodhimi vendor është i ulët. Në këtë kohë kur shtetet po izolohen, e ardhmja e Kosovës është e pasigurt e me mungesa të shumta”.
“Me stafin mjekësor po e bëjmë të pamundur që të menaxhojmë parandalimin e përhapjes së virusit korona, mirëpo na duhet edhe ndihma juaj”.
“Duke e pasur parasysh gjendjen qe ndodhet vendi ju bëj thirrje të bëheni pjesë e solidaritetit dhe të na ndihmoni në këtë luftë. Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/214273729861938/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...