Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ndarë zotimet nga tubimi që ka mbajtur dje në Gjilan.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se zotohet për mbi 1 miliard euro investime në ushtri dhe 1 miliard euro investime kapitale në vit, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu premtoi ndërtimin e Autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe Stadiumit të Gjilanit.
Lidhur me këtë ai tha se personalisht do të krijoj një grup pune që do të merret ekskluzivisht me mbikëqyrjen e punimeve në këto dy projekte.
“Ashtu që të sigurohemi që ato të përfundojnë sa më parë që është e mundur, e si është më së miri”, u shpreh Kurti.
Ai tha se projektimin e linjës hekurudhore që lidh Gjilanin me Ferizajn e Prizrenin dhe me Bujanocin;
“Programin “Anembanë” për transport Publik me 10 euro biletë të integruar mujore për të udhëtuar anembanë Kosovës.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...