Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka reaguar ndaj sjelljes së mediave serbe dhe përfaqësuesve të Listës Serbe në veri të vendit.
Kurteshi ka kërkuar de-akreditimin e RTS-së dhe Tanjug-ut, duke i akuzuar për përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe përhapje të dezinformatave gjatë ditës së zgjedhjeve.
“Kërkoj të de-akreditohen RTS-ja dhe Tanjug-u, pikërisht për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit që po bëjnë sot në këto zgjedhje”, ka deklaruar Kurteshi.
Kërkesa e tij është përkrahur edhe nga Alban Krasniqi, po ashtu anëtar i VV-se në KQZ.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se nga terreni kanë pranuar informata korrekte, sipas të cilave në veri të vendit disa votues po tentojnë të votojnë me dokumente serbe dhe të falsifikuara të identifikimit, duke vënë në lajthitje komisionerët zgjedhorë.
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën