Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, nuk po merr pjesë në seancën konstituive në Parlament, për shkak se po do të blejë kohë në mënyrë që të bindë ndonjë deputet t’u bashkohet për ta formuar qeverinë.
“PAN-i vetëm po do të blejë kohë me qëllim që ta bindin ndonjë deputet t’u bashkohet”, ka thënë Kurtishi, njofton Klan Kosova.
Sipas Kurteshit, “PAN-i po mundohet ta mbajë pengë tërë vendin me 39 deputetë”.
Ai ka thënë edhe se Kosovës nuk i nevojitet një qeveri nën ndikimin e Listës Serbe që është nën direktivat e Beogradit.
“Beogradi ka synim ta pengojë zhvillimin e Kosovës dhe deputetët e Listës Serbe janë drejtpërdrejtë nën ndikimin e Beogradit, ndaj një qeveri e tillë nuk i bën hajër Kosovës”.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...