Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi ka njoftuar se ka filluar rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në qendrat komunale të numërimit.
Kurteshi ka thënë se problemet me hpalljen e rezultateve preliminare, ishin të natyrës teknike, për shkak të dështimit të sistemit digjital, dhe se me këtë problem tani janë duke u marrë ekspertët edhe nga Policia e Kosovës dhe prokuroria.
“Votimi më 9 Shkurt ka përfunduar me sukses. Problemet me shpalljen e rezultateve preliminare, ishin të natyrës teknike, për shkak të dështimit të sistemit digjital. Me këtë problem tani janë duke u marrë ekspertët edhe nga Policia e Kosovës dhe prokuroria”, ka shkruar Kurteshi në Facebook.
Ai ka thënë se nuk ka vend për shqetësim.
Më 9 dhe 10 Shkurt, KQZ-ja ka futur të gjitha të dhënat nga formularët e vendvotimeve në sistem në mënyrë manuale, edhe me gabime e lëshime, qofshin ato ndonjëherë edhe të qëllimshme. Shumica e tyre tanimë janë identifikuar. Sidoqoftë, me gjithë këto probleme të cekura, nuk ka vend për shqetësim. Fletëvotimet, formularët e numërimit nga vendvotimet dhe materialet tjera nga vendvotimet janë të gjitha të ruajtura”, thotë ai./Arbresh.info/