Kjo qeveri e Serbisë, ky president serb, ky koalicion qeverisës nuk do ta njohin kurrë pavarësinë e Kosovës.
Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.
“Çfarë është marrëveshja ligjore jo detyruese? Ne insistojmë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit “, ka shtuar ai gjatë një fjalimi në Kuvendin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve kosovarë se Asociacioni i Komunave serbe do të krijohet pas anëtarësimit të Kosovës në OKB ose pas nënshkrimit të marrëveshjes detyruese juridike, Daçiq ka thënë:
“Kjo jo vetëm që nuk është thënë, por kjo është ikje nga mospërmbushja e detyrimeve të tyre”.
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten