Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova e ka të qartë rrugëtimin e saj në pyetjen se kur pritet të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi, raporton portali arbresh.info.
“Kosova nga javët e ardhshme po besoj që do të jetë gati me realitetet e reja që mund të krijohen, por askush nuk mund të përcaktojë ditën a po javën se kur do të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj se në këtë drejtim edhe BE-ja do ta jep mbështetjen adekuate. Rrugëtimi jonë është i qartë duhet të jemi pjesë e NATO-së dhe rrugëve të tjera”, deklaroi ai.
Këto deklarata i pari i vendit i bëri në një konferencë për media pas takimit me kryetarin e OEK-ut Berat Rukiqi lidhur me pasojat e pandemisë Covid-19./arbresh.info/
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...