Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë që LDK është më unike se kurrë dhe se përçarjet e përfolura në publik në këtë parti nuk ekzistojnë brenda, por se ky është vetëm “vrojtim gazetaresk”.
“Nuk ka plasaritje mes kolegëve. Ka harmomi të plotë. Është vrojtim gazetaresk, s’ka të bëjë me LDK-në brenda”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se në LDK kurrë nuk ka pasur unitet më të madh që prej vitit 2006 dhe se nuk do të ketë zgjedhje brenda partisë këtë vit, ngase zgjedhjet e brendshme LDK i ka në maj të vitit 2019.
Haziri ka thënë se mungesa e kreut të partisë, Isa Mustafa për disa muaj derisa ishte në shërim jashtë vendit, ka qenë zbrazëti, por me kthimin e tij në Prishtinë kjo zbrazëti, sipas Hazirit, është mbyllur.
Ai për tv21 tha se zgjedhjet e brendshme në LDK do të mbahen vitin e ardhshëm, sipas orarit.
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...