Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit një qytetari i cili kultivoi bimë narkotike.
Sipas prokurorisë i dyshuari me date 05.08.2021, në zonën e Koshares, kultivon bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope më pas ti shes, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore.
Njoftimi i plotë:
Gjakovë, 06 gusht 2021 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit A. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
“Me date 05.08.2021, në zonën e Koshares, kultivon bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope më pas ti shes, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore”.
Me këto veprime i pandehurit A. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Shaqir Zika pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /arbresh.info/
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë