Kullat e Jasharëve në Prekaz rrezikojnë të shemben nëse shteti nuk ndërhyn shpejt për konservimin e tyre.
Por krejt kjo varet nga aprovimi i Ligjit për konservimin e këtij memoriali, i cili ka kaluar leximin e parë.
Deri në miratimin e plotë, Kompleksi do të mbetet në mëshirën e fatit.
Që nga paslufta, numri i vizitorëve në kompleksin memorial `Adem Jashari` ka arritur në 15 milionë.
Sipas ciceronit të kompleksit të Jasharajve nuk ka siguri për ata që e vizitojnë vendin.
“Për atë arsye është bërë edhe mbuloja sepse nuk ka siguri ka pasur edhe prej atyre që mundohesh t’i ndalësh dhe nuk mundesh, pasi ata (vizitorët) kanë dëshirë të prekin gjërat që ka prekur edhe komandanti. Një rast është kur disa nxënës kanë hipur në ballkon dhe për fat të mirë kanë qenë skelet të cilët kanë mbrojtur pasi që mund të përfundonte me tragjedi”, thotë ciceroni./RTK
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...