Një zjarr i madh ka përfshirë zona e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit të shtunën mbrëma.
Lidhur me këtë rast, kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj ka kërkuar ndihmë vullnetare, për ta shmangur më të keqen.
“Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Tutje ai ka bërë të ditur edhe kohën se kur duhet të bashkohen vullnetarët
“Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”, tha Ramosaj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Zjarr i madh në malet e Deçanit, kërkohet ndërhyrja e autoriteteve shtetërore
Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet...
Osmani dekoron Dardanët: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpr...
QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë
Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, is...
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, debate mbi kërkesën për ndarjen...
The Guardian shkruan për Kosovën: Kjo s’do të jetë përpjekja...