Kuka lavdëron vizionin e Abazoviqit: Do të duhej të përqafohej fuqishëm në Kosovë

16:24 | 11 Maj 2022

Trajneri i xhudos Driton Kuka e ka takuar kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi Dritan Abazoviq.

Kuka dhe Abazoviq, biseduan për shumë çështje.

Ai e lavdëroi intervistën e Abazoviqit që e dha ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova ku foli për investimet dhe projektet e përbashkëta që Mali i Zi pritet t’i bëjë me Kosovën.

“Intervista e tij për investime drejt Kosoves do duhej të përqafohej fuqishëm në Kosovë!Rruga Pejë – Rozhaj gjegjësisht tuneli do i jepte drejtim Kosovës drejt Evropës kah Mali i Zi e po ashtu rruga Deçan – Plavë do i jepte jetë Rrafshit të Dukagjinit e mbarë Kosovës!”.

Lajmet më të lexuara