Kujtim Shala e Donika Kadaj-Bujupi fyejnë njëri-tjetrin

13:08 | 6 Maj 2015
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala ka thënë se habitet se si një përfaqësuese e AAK-së si deputetja Donika Kadaj-Bujupi akuzon dikë për krim të organizuar.

Këtë deklaratë Shala e bëri gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës kur po kritikohej nga Kada-Bujupi rreth tërheqjes së disa Projektligjeve nga ana e Qeverisë së Kosovës që ishin pika të rendit të sotëm të ditës.

“Më duket paradoksale se si një përfaqësues e AAK-së i drejtohet dikujt tjetër për krim të organizuar”, ka thënë Shala.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kadaj-Bujupi e cila e ka quajtur “rrugaq” dhe “rrenc” zëvendëskryeministrin Shala.

“Për një ministër që sillet si një rrugaq duhet të them se po rren sepse po e tërheq këtë ligj nën ndikimet e kërcënimeve që po i vijnë nga Beogradi dhe ne kemi qenë dëshmitarë okular që kjo kërkesë ka ardhur nga Lista Serbe…Në momentin që të shkapet shteti do të merret vesh se kush është krimi i organizuar dhe krimineli”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Shpërndaje në rrjete sociale