Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës është duke funksionuar siç duhet dhe partnerët e tij kanë raporte të mira.
Ai ka thënë se nuk u frikësohen kërcënimeve të presidentit Thaçi për rrëzimin e Qeverisë dhe për zgjedhje të reja.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Kuçi ka thënë se deklaratat e tilla më tepër kanë për qëllim faktorizimin e Thaçit në këto procese.
Sipas tij, presidenti Thaçi nuk duhet të bëhet xheloz me sukseset e Qeverisë Haradinaj meqë ato janë edhe suksese të Kosovës.
Pavarësisht prej kundërshtimeve, Kuçi ka treguar se Qeveria e mbështet vazhdimin e procesit të dialogut por, sipas tij, Kuvendi duhet të ketë rol kyç nëpërmjet mekanizmave monitorues.
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...