Lidhja e koalicioneve parazgjedhore ka shkaktuar kokëdhembje për partitë politike dhe kandidatët për deputetë. Kjo për shkak koalicionet duhet të dalin me një listë zgjedhore, gjë që ka detyruar disa deputetë që të heqin dorë nga kandidimi në listën e partisë së tyre.
Hajredin Kuçi, Besim Beqaj dhe Justina Pula kanë pranuar të heqin dorë nga përfshirja në listën zgjedhore të PDK-së, në koalicionin me AAK-në e Nisma-n.
Ata janë shfaqur të gatshëm t’u lënë mundësi tjerëve të futen në këto lista, ka thënë një burim i Klan Kosova.
Tre personat në fjalë kanë thënë se janë të gatshëm për të pranuar detyrat dhe përgjegjësitë tjera që ua jep partia, në të ardhmen dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë pakënaqësie.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...