Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është takuar sot me përfaqësuesen nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Cindy van den Boogert dhe Zëvendës Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Gnochi, me të cilët ka diskutuar për proceset e Integrimit Evropian.
Gjatë takimit, Kuçi ka vlerësuar Komisionin Evropian për asistencën që po i ofrohet sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe njëherit i njoftoi ata për zhvillimet e fundit dhe punën e bërë nga institucionet e Drejtësisë, që kanë për qëllim përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe për proceset e tjera integruese në BE.
Na ana tjetër, palët vlerësuan që ka pasur progres të dukshëm në përmbushjen e kritereve dhe forcimin e sistemit të drejtësisë me qëllim të arritjes së standardeve Evropiane. Ministri Kuçi, theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe garantimit të standardeve Evropiane.
Njëkohësisht, vizita e znj Van den Boogert sot kishte edhe karakter lamtumirës, për shkak të largimit të saj nga pozita momentale në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim.
Me këtë rast Kuçi, falënderoi personalisht znj. Van den Boogert, për kontributin e saj që ka dhënë në cilësinë e përfaqësueses për Kosovën, si dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin që ka patur me Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e tjera të drejtësisë në Republikën e Kosovës./Arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...