Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas njoftimit për kallëzim penal nga ana e Agjencisë Anti-Korrupsion për deklarim të rrejshëm të pasurisë.
Çitaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’ të mërkurën ka kërkuar përgjigje në pyetjet e tjera, sikundër janë pajisja e Berishajt me shtetësi brenda ditës, si dhe kalimin e tij në filtrat e AKI-së.
“Kallëzimi penal i agjencionit anti korrpucion ndaj Martin Berishajt është i mirëpritur. Megjithatë, ky kallëzim trajton vetëm deklarimin e rrejshëm të pasurisë. Ne ende nuk kemi përgjigje në disa pyetje fundamentale: Ku janë dhënë 600.000 euro, Si është pajisur Berishaj me shtetësi brenda ditës , Si i ka kaluar Berishaj filtrat e verifikimit nga AKI. Shkarkimi i vonuar tashmë do të duhej të ishte vetëm hapi i parë”, shkruan ajo. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...