Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë, ka mbërritur zyrtari policor Artur Mrasori.
Mrasori ka mbetur i lënduar në incidentin që ndodhi në Zhur të Prizrenit, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare me datën 28.01.2020, ndërsa me datën 31.01.2020 ai ishte nisur për trajtim jashtë vendit, në Turqi, raporton arbresh.info.
Për të siguruar një trajtim të mëtutjeshëm për gjendjen e tij, Mrasori është dërguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës në një spital në Turqi. Së bashku me policin Mrasori, kishte udhëtuar edhe babai i tij, Ganimet Mrasori.
Bëjmë të ditur se në këtë aksion, nga eksplozivi mbeti i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, ndërkaq përveç Arturit, lëndime tjera trupore mori dhe pjesëtari i policisë, Jetmir Hasanaj
Në këtë pritje ishte i pranishëm edhe Drejtori i PK-së, Rashit Qalaj./Arbresh.info/

Polici që u lëndua mbrëmë në Prizren ka humbur njërin sy ndërsa ka lënduar rëndë tjetrin
Haxhiu pret nesër në takim homologun nga Shqipëria, Niko Pel...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer