Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, për herë të parë është kryer një operacioni i rrallë, ku një pacientes 67 vjeçare, i është hequr masa tumorale, me dy qasje kirurgjike.
Qasje abdominale- barkore gjatë se cilës lirohet masa e tumorit nga indet e buta të legenit (nga pjesa përfundimtare e zorrës së trashë, nga enët e gjakut dhe peksusi nervor).
Qasja sakrale (qasje kërbishtit), gjatë se cilës nga pjesa shpindore sakro-koksigeale (ashti i bishtit) bëhet sakrektomi parciale( heqje e pjesëshme ashtit), nga niveli S2/S3, ndarja nga muskujt gluteal ( muskujt e të ndenjurit) dhe ligamenti anokoksigeal, ligamenti që focon pjesën e zorrës dalëse me kërbishti, ku hiqet komplet masa tumorale. /arbresh.info/

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin