Elmi Olluri kirurg vaskular dhe drejtor i Klinikës Vaskulare në QKUK tha se në Kosovë kryhen të gjitha operacionet vaskulare.
“Vetëm 9 pacientë kanë kërkuar ndihmë jashtë vendit. Tani të gjitha operacionet që kryhen në rajon, mund të kryhen në edhe Kosovë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij, problemet më të mëdha të Kirurgjisë Vaskulare, janë një mungese e një salle dhe pajisjet.
Ai bëri me dije se është duke pritur përkrahje nga institucionet.
Olluri vlerësoi se ka individ të caktuar që flasin vetëm për përfitime të tyre duke dëmtuar shërbimet publike.
Sipas tij ka raste kur pacientë janë operuar në Klinikat e Maqedonisë pa pasur nevojë./RTK/
Konflikti në Iran/ Trump: SHBA ka armë për një luftë të përh...
“Kjo nuk është një luftë e pafundme”, Netanyahu premton paqe...
Ambasada amerikane në Kuvajt mbyllet për një kohë të pacaktu...
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni që po fiton zemrat ...
Goditet me dron Ambasada Amerikane në Riad
Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam, s’ka...