Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë lokacione në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.
Në njoftim e policisë thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë, përcjell Arbresh.info.
Gjatë këtyre kontrolleve, në një bodrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.
Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.
Sipas njoftimit të tyre, lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara është: 87 copë eksploziv të tipit TM 100, 3 granata hedhës dore (zola), 1 armë automatike AK-47, 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD, 14 karikatorë, municion të kalibrave të ndryshëm, 63 detonatorë elektrik, 23 detonatorë mekanik 2, 1 orë për aktivizim, 1 granatë dore M79, 3 tuba fitila ndezës, çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri e të tjerë./Arbresh.info





Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit