Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (IDK), Ismet Kryeziu, e ka komentuar situatën e fundit të krijuar në Vetëvendosje, ku këto ditë pati një ‘valë’ dorëheqjesh.
Ai përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Vetëvendosja e ka humbur mundësinë për të qenë ndryshe, dhe për ta bërë diferencën nga partitë e tjera politike, duke shërbyer si model i demokracisë e brendshme, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Se çka po ndodhë me kryetarin e zgjedhur tashmë të VV-së apo me të dorëhequrit, është pak ose fare me rëndësi.
E rëndësishme është se VV-ja e humbi mundësinë për të qenë ndryshe, për ta bërë diferencën nga partitë politike tjera dhe për të qenë model i demokracisë së brendshme!
Së paku kam menduar, se krahu i të dorëhequrve të jetë më i emancipuar politikisht, ta ketë një kandidat për kryetar, platformë politike, aktivizim e mobilizim të anëtarësisë për diskutime e prezantime të ideve, një fushatë dhe garë aktive brenda VV-së.
Pavarësisht rezultatit dhe zgjedhjes së kryetarit, gara e brendshme zgjedhore do t`i bënte mirë demokracisë së brendshme të subjekteve politike. Në këtë rast jo vetëm VV-së!”./
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...