Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka dhënë sqarim rreth fotografisë ku kryeministri në detyrë Albin Kurti shihet me Mefail Shkodrën, fajdexhiun e dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gjilan.
Ai i reagoi deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit, Kryeziu ka thënë se fotografia është shkrepur në vitin 2022, në shënim të 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe se pritja ka qenë e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“Deputeti Tahiri mashtroi publikisht kur tha se ajo fotografi ishte shkrepur në një pritje shtetërore të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Edhe pse e di që ajo ngjarje është, në fakt, pritje e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. E di, sepse vetë ka qenë i ftuar dhe i pranishëm në po atë ngjarje të vitit 2022, sikurse dëshmon fotografia më poshtë. E kur ai e thotë qëllimisht e publikisht të pavërtetën, atëherë nuk i mbetet kredibiliteti për të thënë çkado tjetër”, ka shkruar Kryeziu.
Në atë foto, përveç Kurtit shihet edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
Mefail Shkodra është ende në arrati, bashkë me dy djemtë e tij./Arbresh.info/
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...
Jashari takon Strasser, flasin për bashkëpunimin e shkëlqyer...
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...