Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka deklaruar për RTK në emisionin “Info Plus” se situata aktuale e bllokimit institucional është pasojë e mosmarrëveshjeve mes partive politike, dhe jo e ndonjë pengese ligjore apo kushtetuese.
“Kjo është pasojë e mosmarrëveshjeve politike mes forcave politike të Kosovës. Nuk ka pengesa as ligjore, as kushtetuese, e as nga aktet nënligjore siç është rregullorja e Kuvendit,” tha Kryeziu.
Ai theksoi se kjo situatë e pazakontë nuk është paraparë gjatë hartimit të Kushtetutës dhe e cilësoi atë si absurde. “Nuk është as demokratike e as politike, por është një moment që nuk ka ndodh asnjëherë në praktikat parlamentare të Republikës së Kosovës,” shtoi ai.
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein