Ambasadori italian Piero Cristofor Sardi ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në agjendën evropiane.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu- Kodra, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Në fillim të këtij takimi, ambasadori italian ka uruar kryetaren e komisionit Deliu- Kodra për marrjen e detyrës së re si kryetare e këtij komisioni. Ndërsa, kryetarja Deliu- Kodra fillimisht ka falënderuar ambasadorin Sardi për mbështetjen e Italisë dhënë Kosovës në procesin e integrimit evropian.
Po ashtu, kryetarja e njoftoi ambasadorin për punën dhe prioritetet e Komisionit për Integrime Evropiane, që ndërlidhen me mbikëqyrjen e përmbushjes së kritereve për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe me mbikëqyrjen e përmbushjes së obligimeve nga Agjenda e Reformave Evropiane dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, pasi që përmbushja e këtyre obligimeve nga ana e institucioneve të Kosovës do të ndikojë drejtëpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Me këtë rast, ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në agjendën evropiane./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit