Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mirëpritur delegacionin e FCO të Britanisë së Bashkuar të përbërë nga Shefi i Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Andrew Page dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës si dhe Ambasadori O’Connell.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe programin
zhvillimor të LDK-së në qeverinë e ardhshme në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, etj.
Kryetari Mustafa e falënderoi delegacionin britanik për kontributin dhe përkrahjen e Britanisë së Bashkuar dhe ambasadës së saj në Kosovë gjatë të gjitha proceseve shtetformuese në Kosovë këto tri dekadat e fundit.
Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri, anëtarja e Kryesisë Vlora Dumoshi dhe zëdhënësi Besian Mustafa.
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...