Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadoren e re të El Salvadorit për Kosovën, Rhina Bardi.
Duke i uruar suksese në detyrën e saj të re, kryetari Konjufca u shpreh i bindur se përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët do të vazhdohet edhe më tutje drejt thellimit të raporteve bilaterale.
Përgjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u pajtuan për nevojën e rritjes së këtij bashkëpunimi midis dy vendeve tona, në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.
Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren Rhina Bardi për vizitën e saj dhe diskutimin e tyre, duke theksuar rëndësinë që ka mbështetja e El Salvadorit për Kosovën, si dhe ruajtja, por edhe rritja e angazhimit për forcim të lidhjeve në drejtim të synimeve tona./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...