Kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pritet të largohet nga ndërtesa e komunës nën përcjelljen e forcave policore.
Largimi i tij do të bëhet pas qetësimit të situatës në atë pjesë, ku dhjetëra qytetarë serbë ishin mbledhur aty për të kundërshtuar hyrjen e tij në ndërtesë.
Ekipi i Arbresh.info është në vendin e ngjarjes dhe do ju mbajë të informuar për më të rejat në Zveçan.
Ndryshe, Peci dhe asamblistët e kësaj komune në veri të Kosovës një ditë më parë bënë betimin në godinën që u sigurua më herët nga forcat e policisë.
Pas ceremonisë, Peci tha se do të punojë njësoj për të gjithë qytetarët e komunës. /Arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...