Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryetari i Forcës së Re Demokratike, njëherësh Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Kosova është në dekadën e saj të dytë si shtet i pavarur dhe demokratik, dhe kemi privilegjin të ndajmë me ju krenarinë për arritjet e saj në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare. Etapa e re e konsolidimit të shtetit, përparimi ekonomik dhe sfidat aspak të lehta që e presin Kosovën kërkojnë maturi dhe vizion për t’i tejkaluar me sukses, ndërsa ne mbetemi besimplotë që Kosova do ťi kapërcejë me vendosmëri”, thuhet në urim.
Më tej, ai ka shprehur urimin që Republika e Kosovës të përmbyll me sukses rrugëtimin e saj integrues drejt Bashkimit Evropian dhe në të ardhmen e afërt të përmbushë kriteret për anëtarësim në NATO.
Letër urimi i plotë:
I nderuar Kryeministër Kurti,
Në emrin tim dhe në emër të partisë politike shqiptare Forca e Re Demokratike ju përcjell urimet më të përzemërta për Ditën e Pavarësisë dhe 17 Vjetorin e Republikës së Kosovës.
Kosova është në dekadën e saj të dytë si shtet i pavarur dhe demokratik, dhe kemi privilegjin të ndajmë me ju krenarinë për arritjet e saj në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.
Etapa e re e konsolidimit të shtetit, përparimi ekonomik dhe sfidat aspak të lehta që e presin Kosovën kërkojnë maturi dhe vizion për ťi tejkaluar me sukses, ndërsa ne mbetemi besimplotë që Kosova do ťi kapërcejë me vendosmëri.
Njëkohësisht, shpreh urimin që Republika e Kosovës të përmbyll me sukses rrugëtimin e saj integrues drejt Bashkimit Evropian dhe në të ardhmen e afërt të përmbushë kriteret për anëtarësim në NATO.
Me urimet më të mira e vëllazërore, për përparimin e mëtejshëm të Kosovës, Ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë./Arbresh.info
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë