Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci nuk është i kënaqur me punën e misionit ndërkombëtar në Kosovë, EULEX.
Ai në një intervistë ekskluzive për “arbresh.info” pas ardhjes së tij në këtë pozitë ka folur për shumë çështje, përfshirë këtu edhe mandatin e EULEX-it.
Sipas tij, është koha e fundit që EULEX-i të përfundoj mandatin e tij dhe të gjitha kompetencat t’ia dorëzoj vendorëve.
Ai beson se gjyqtarët vendor do ta kryejnë punën e tyre më mirë se sa ata të EULEX-it.
“Është momenti i fundit që duhet me përfundu mandati i misionit ndërkombëtar për zbatimin e ligjit, EULEX. Më 16 qershor 2018, për shkak se një stërzgjatje tjetër ne vendorëve po na pengon m’i marr pikërisht ato kompetenca me të cilat ne duhet mu përballë një ditë”, thotë kreu i Gjykatës Supreme.
Sipas tij, EULEX-i ka treguar ngecje sidomos në rastet e krimeve të luftës.
Peci foli edhe për skandalin e fundit në EULEX, ku ish gjyqtari i këtij misioni, Malcolm Simmons ka akuzuar këtë mision për korrupsion.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë./Gita Lushi/arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...