Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ai në facebook, ka shkruar se në testin e parë pata rezultuar negativ, mirëpo duke i ditur simptomat,ka hyrë në vetëizolim, shkruan Arbresh.info.
Postimi:
Të dashur qytetarë,
Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVIDIT-19, si temperaturë, dhembje trupi dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe.
Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv me COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Me këtë rast ju apeloj, që të keni kujdes dhe t’i respektoni masat kundër pandemisë, të mbroni veten dhe familjet tuaja.
Mbeçi me shëndet dhe gjithë të mirat!
Të dashur qytetarë,
Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të…
Posted by Mytaher Haskuka on E mërkurë, 24 Shkurt 2021
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...