Kryetari i Prishtinës jep shembull, shpjegon secilën masë për mbrojtje nga COVID-19

14:40 | 21 Mars 2020
A Z

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se që nga nesër do të vendosen shenjat nëpër parqe ku ndalohet shëtitja dhe ecja e njerëzve si pasojë e koronavirusit.

“Prej nesër shenja të ngjashme si në foto vendosen në parqe. Janë shtatë të mëdha ku do të vendosen shenjat e edhe një numër i parqeve të vogla. Policia do të ndihmojë në zbatimit e vendimit për mbylljen e parqeve”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se janë 7 parqe ku do të vendosen shenjat dhe ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159563711322166

Shpërndaje në rrjete sociale