Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka komentuar vendimin e Kosovës për masën e reciprocitetit me Serbinë sa i përket targave.
Ai ka publikuar një fotografi në Facebook, derisa shihet në kufi duke mbuluar stemën e Serbisë në targat e veturës.
Arifi ndërkaq ka kujtuar se nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës obligohen që në ditën e parë të shkollës ta këndojnë himnin serb.
“Reciprociteti me targat në zbatim, ndërkohë nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, në ditën e parë të shkollës, obligohen të intonojnë himnin kombëtar të Serbisë “Bože Pravde”!”, ka shkruar Arifi.
I pari i Preshevës, njoftoi të mërkurën se nxënësit shqiptarë në Luginë janë të detyruar ligjërisht nga autoritetet serbe të intonojnë himnin serb në ditën e parë të shkollës.
Arifi publikoi një dokument, që sipas tij, pasqyron vendimin për detyrimin e intonimit të himnit serb “Boze Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...