Kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës( OVL-UÇK), Hysni Gucati ka deklaruar për “Zërin”, se procesi i veteranëve do të kthehen në pikën zero dhe në bazë të ligjit do të kërkohet përgjegjësi nga secili komandant dhe secili veteran, e më nuk do të ketë parregullsi të tilla në proces.
Sipas tij organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, qysh para tre javësh ka kërkuar që të kthehet në pikën zero, dhe gjëra të tilla si kjo e hyrjes në lista të veteranëve të rrejshëm nuk do të ndodhë më, shkruan “Zëri.Info”.
‘OVL-UÇk’ para tre jave ka kërkuar që të kthehet në pikën zero jo presidenti ne kemi kërkuar. Ne së pari kemi kërkuar të bëhet ligji për amnisti, të kthehemi në pikën zero edhe me marrë përgjithësi secili komandant në bazë të ligjit me marrë përgjegjësi dhe secili veteran i luftës. Ligji nuk duhet të ketë mëshirë hiç këtu, ne më nuk do të lejojmë të behët kështu të hupen vlerat e luftës, se turli personi ka hy në ato lista. Organizata nuk pajton me këtë’, u shpreh Gucati./ZËRI/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...