Bordi i përkohshëm i KEK-ut përmes një deklarate tha se është shokuar qysh nga takimet e para në këtë korporatë kur është njoftuar se KEK-u ka një diskrepancë prej mbi 1000 punëtorëve më pak se sa janë paraparë me skemën në fuqi.
Kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi është ankuar jo rrallë herë për ato që i ka quajtur diskriminime ndaj qytetarëve të kësaj komune për punësim në KEK.
Ai beson se 1000 vendet e lira të punës në KEK janë pasojë e keqmenaxhimit.
“Nuk e di pse ka ndodhur, besoj së është një keqmenaxhim. Obiliqi është zonë që degradohet nga çështja ambientale dhe 72 për qind e territorit të komunës tonë shfrytëzohet për prodhimin e energjisë”.
Ai në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë se është manipuluar me banorët e Obiliqit kur iu është premtuar se të paktën një anëtar i familjes mund të punësohet në KEK në këmbim të dhënies së pronës së tyre për shfrytëzim nga KEK-u.
“Unë dyshoj që mund të jetë edhe mbi 1000 numri i vendeve të lira në KEK, pasi mosha mesatare e punëtorëve është bajagi e madhe. Vazhdimisht është manipuluar me qytetarët e komunës sonë, sidomos me zonat që janë shfrytëzuar për nxjerrjen e thëngjillit sidomos me Haden dhe Shipitullën”.
“Unë jam dëshmitar që shumë herë është negociuar edhe nga qeveria dhe menaxhmenti i KEK-ut, madje shumë herë janë përgatitur edhe lista që për shkak të marrjes së pronës të paktën një anëtar i familjes të punësohet në KEK, por kjo nuk ka ndodhur kurrë. Edhe pse janë dy vendime të qeverisë një gjë e tillë asnjëherë nuk ka ndodhur”.
“Unë mendoj që KEK-u në vazhdimësi ka pasë menaxhment të dobët dhe nuk ka përfillur kërkesat e qytetarëve, edhe pse në lokalet e tyre kanë premtuar se për dhënien e pronës dhe zhvendosjen e dhunshme nga lokaliteti të paktën një vend pune – që KEK-u nuk e ka bërë kurrë. Është debatuar në KEK dhe Zyrë të Kryeministrit, por s’ka ndodhur kurrë”.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen