Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se qytetarët e kësaj komune këtë vit janë më pak të rrezikuar nga rriqrat pasi janë marrë masat e duhura.
“Tani për tani jemi mirë në këtë drejtim edhe me angazhimin e nivelit komunal edhe atij shtetëror. Jemi në gatishmëri për ta luftuar këtë të keqe dhe gjithashtu janë minimizuar edhe rastet e pickimit. Tani ndihemi më mirë pasi që rriqrat janë edhe pa rrezikshmëri, njerëzit janë vetëdijësuar, ka pasur trajnime të nxënësve në të gjitha shkollat dhe thuajse ata janë në gjendje ta mbrojnë veten. Ne si komunë kemi ndarë 70 mijë euro për spërkatje dhe na ka ndihmuar edhe niveli qendror”.
Begaj në Sytë 7 të Klan Kosovës ka folur edhe për mundësinë e investimeve të bizneseve në komunën e Malishevës.
“Janë duke u krijuar kushte më të mira për Malishevën. Kanë filluar të lajmërohen edhe bizneset nga jashtë dhe parashihet ndarja e hapësirës për të gjithë ata. Ne synojmë që të kemi më shumë prodhime, ka të interesuar gjermanë dhe zviceranë për këtë. Ne presim nga Ministria e Tregtisë të investojë konkretisht në infrastrukturë”.
“Sa i përket arsimit, ne si komunë i kemi dhënë prioritet. Synim kemi ndërtimin e shkollave dhe përmirësimin e kushteve. Malisheva do të jetë e para që do të ketë mësim me një ndërrim. Për orët e humbura të nxënësve, konsideroj se është dëmtuar niveli i arsimit, por nuk është në përgjegjësi timen për të vendosur”.
“Si Malishevë kemi bërë mjaft për rastet sociale. Kemi në plan për një ndërtesë sociale, por deri më ka pasur mjaft shtëpi të ndërtuara edhe në bashkëpunim me “Jetimët e Ballkanit”.
“Me Ministrinë e Infrastrukturës kemi një projekt për sanimin e qytezës që është duke u punuar dhe mendoj që është projekti më i domosdoshëm për ne. Kur të bëhet unaza do të jetë një shpëtim. Ndërsa, projekti për lumin do ta shmangë rrezikun për përmbytje dhe në këtë drejtim jemi duke punuar bashkë me Ministrinë, besoj që vitin e ardhshëm do të përfundohet”.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...