Kryetari i Malishevës kërkon më shumë punë për këtë vit

12:59 | 11 Janar 2016
M. A.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt të Këshillit të Drejtorëve, për vitin 2016, ku ka kërkuar një angazhim edhe më të madh nga të gjitha drejtoritë dhe sektorët përkatës, në këtë vit, sikur edhe rritje të shërbimeve në raport me qytetarët, në të gjitha drejtoritë komunale.

“Jemi munduar mjaft dhe kemi arritur të jemi ndër komunat më të mira në vend dhe këtë dëshiroj që ta vazhdojmë edhe këtë vit dhe në vitet në vijim, por gjithë kjo arrihet vetëm falë punës dhe seriozitet në punë”, tha i pari i Malishevës.

Begaj, po ashtu ka folur edhe situatën pas vërshimeve të javës së kaluar, ku tha se “situata është menaxhuar mirë dhe për fat të mirë, e gjithë ajo situatë ka kaluar pa dëme në njerëz, por me dëme të konsiderueshme, si në amvisëri, biznese, infrastrukturë dhe të tjera”.

Shpërndaje në rrjete sociale