Sot kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Kryetari Mustafa thuhet ta ketë njoftuar ambasadorin Sakar për qëndrimin dhe përkushtimin e LDK-së mbi zhvillimet aktuale politike në Kosovë.
Gjatë këtij takimi me theks të veçantë, është diskutuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes të dyja vendeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe ekonomisë, veçanërisht rritjes së tregtisë, investimeve, prodhimit dhe punësimit, thuhet në komunikatë.
Kryetari Mustafa falënderoi Ambasadorin Sakar për kontributin e Turqisë ndaj FSK-së dhe transformimit të saj në Ushtri duke nënvizuar se siguria dhe stabiliteti i Turqisë janë të lidhura ngushtë me sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit dhe regjionit.
Ambasadori Sakar e falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset shtetformuese në Kosovë./Arbresh.info/
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe