Me ftesë të kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 220 vjetorit të Gjyqësorit të Malit të Zi, e cila u mbajt të hënën në Budva të Malit të Zi.
Në këtë ceremoni, kryetari Peci, në emër të gjyqësorit të Kosovës, si pushteti i tretë në vend, ka uruar kryetaren Medenica dhe përfaqësuesit tjerë të gjyqësorit të Malit të Zi për 220 vjetorin e sistemit gjyqësor duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në përgjithësi dhe për pavarësinë e sistemeve përkatëse gjyqësore, ne veçanti.
Ne mesin e të ftuarve, pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qenë krerët e gjykatave supreme nga vendet e rajonit dhe me gjerë.
Akademia solemne është organizuar nga Gjykata Supreme dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Malit të Zi./arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...