Kryetari i Dijanetit te Turqisë, Ali ef. Erbas ka qenë në një vizitë dy ditore në Kosovë.
Ai gjatë qëndrimit në Kosovë, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, duke u mirëpritur nga Myftiu, Naim ef. Tërnava.
Myfti Tërnava në këtë takim e ka njoftuar në lidhje me angazhimin punën dhe aktivitet e Bashkësisë Islamë të Kosovës.
Ai falënderoi angazhimin dhe përkushtimin e Dijanetit të Turqisë për Kosovën, në veçanti me restaurimin e trashëgimisë kulturore e cila do të kurorëzohet me financimin e xhamisë qendrore në Prishtinë.
Kryetari i Dijanetit të Turqisë në konferencë për media tha se Dijaneti ka një bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës për financimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Poashtu ka shtuar se pjesa e parë e projektit tashmë ka përfunduar dhe punimet janë duke vazhduar.
Kurse në Ditën e dytë Kryetari i Dijanetit ka vazhduar vizitën e tij në Mamushë, Gjakovë dhe Pejë./arbresh.info/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...