Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se situata në këtë komunë po shkon drejt normalizimit dhe se së shpejti do të përfundojë gjendja emergjente.
Ramosaj, pas takimit të Shtabit Emergjent ha se qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit.
“Akterët e kyqur në menaxhimin e kësaj emergjence do të vazhdojnë në implementimin e të gjitha rekandimeve të dhëna nga IKSHPK-ja, të cilat kanë të bëjnë me standardizimin e infrastrukturës së ujësjellsit dhe furnizimin me ujë cilësor sipas parametrave të pranueshme.
Në këtë takim u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundoj gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit”, thuhet në njoftimin e Ramosajt në Facebook.
Që nga e diela, rreth 2 mijë qytetarë në Deçan u helmuan dhe kërkuan trajtim mjekësor.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve