Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve, Shkelqim Hysenaj përmes një postimi në “Facebook” i ka thënë “jo” ftesës së kryeministrit për gazetarë, shkruan arbresh.info
“Vleresoj reflektimin e zyres se kryemnistrit qe perbehet nga ish-gazetare te cilet fyen permes “Reagimit te Qeverise”, pergjigja eshte e thjeshte, jo! Megjithate gjithesecili gazetare e ka te drejten qe te vleresoj vet situaten dhe te vendos nese deshiron te marre pjese apo jo” (sic), ka shkruar Hyseni.
Ai, ka shfrytëzuar rastin që publikisht të ftoj Kryeministrin Haradinaj në prezantimin e raportit vjetor të AGK-së
“ Nderkohe kryeministrin e ftojme sot dhe do ta ftojme edhe zyrtarisht ditet ne vijim ne prezantimin e raportit vjetor te AGK-se “Indikatoret per nivlein e lirise se mediave dhe sigurise se gazetareve”. Ka te dhena interesante te cilat nuk eshte mire me i mohu e as me prit me i lexu ne gazete!” (sic),ka përfunduar statusi.
Ndërkohë, kryeministri gjatë ditës ka ftuar të gjithë gazetarët dhe redaktorët në një koktej në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...