Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Shkelqim Hysenaj ka dënuar gjuhën e përdorur nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ndaj gazetarit Xhemajl Rexha. Hysenaj në një postim në Facebook ka thënë se gjuha e Lamës është e ulët dhe turpshme.
Lama e ka quajtur pseudogazetar Rexhën, dhe njeri që ka ëndërr Beogradin, pas një kronike të realizuar nga ai, ku ish-deputetja është personazhe e që sipas sotires ajo është ambasdore e Thaçit në Romë.
Ndërsa në reagimin e tij, kryetari i AGK-së, ka thënë se Alma Lama vetvetiu ka rezultuar te jete pseudogazetare
“Faktikisht Alma Lama vetvetiu ka rezultuar te jete pseudogazetare. Ajo qe si mbijetoj as joshjes me te vogël politike, paska gjet kohe qe nga largësia te fyej e akuzoje gazetaret ne Kosove. E ulet dhe e turpshme përdorimi i kësaj gjuhe nga një ambasadore”, ka shkruar Hysenaj në facebook.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë