Kryetari Hetemi shpall konkursin për 16 vende të lira pune në Komunën e Leposaviqit

09:27 | 23 Korrik 2025
E.K

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka njoftuar për hapjen e një konkursi publik që synon plotësimin e disa pozitave të lira brenda administratës komunale.

Përmes një postimi në Facebook, Hetemi bëri të ditur se janë shpallur vende të lira pune në disa departamente dhe zyra komunale.

Konkursi përfshin një gamë të gjerë pozicionesh në fusha të ndryshme të administratës publike dhe është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në pozitat e mëposhtme.
1. Zyrtar i pagueshëm – (Departamenti i Buxhetit dhe Financës)
2. Zyrtar Sportiv – (Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sportit)
3. Zyrtar për Buxhet (2 Pozita) – (Departamenti i Buxhetit dhe Ujit)
4. Zyrtar për Kulturë – (Departamenti i Kulturës, Rinisë dhe Sportit)
5. Zyrtar Ligjor (3 Pozita) – (Departamenti i Administratës së Përgjithshme)
6. Zyrtar i Lartë për Shërbime Qytetare – (Departamenti i Administratës së Përgjithshme)
7. Zyrtar i Prokurimit (2 Pozita) – (Departamenti i Administratës së Përgjithshme)
8. Zyrtar i Përkthimit – (Departamenti i Administratës së Përgjithshme)
9. Zyrtar për Buxhet dhe Financa – (Departamenti për Buxhet dhe Financa)
10. Zyrtar i Tatimit në Pronë – (Departamenti për Buxhet dhe Financa)
11. Zyrtar për Mirëqenie Sociale – (Shërbim për Punë Sociale)
12. Zyrtar për të Drejtat e Njeriut – (Zyra për Komunitete dhe Kthim)
13. Zyrtar për Barazi Gjinore – (Zyra për Komunitete dhe Kthim)
14. Zyrtar për Integrime Evropiane – (Zyra për Komunitete dhe Kthim)
15. Zyrtar i Rinisë – (Departamenti i Kulturës Rinisë) dhe Sportit)
16. Inspektor i Shërbimit Publik – (Departamenti i Planifikimit Urban dhe Planifikimit Hapësinor, Mbrojtja e Mjedisit, Pronës dhe Banesave)./Arbresh.info