Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, z. Tomas Szunyog.
Kryetari Hamza shprehu falënderimin dhe mirënjohjen ndaj z. Szunyog për përkrahjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i ka dhënë Kosovës ndër vite, në konsolidimin e institucioneve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë, projektet në realizim e sipër dhe prioritet e pushtetit lokal, ku arsimi, shëndetësia, ambienti, kultura, rinia dhe sporti janë fushat që do të gëzojnë mbështetje maksimale nga qeverisja lokale.
Ndërsa shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomas Szunyog pasi përgëzoj kryetarin Hamza për zgjedhjen e tij në krye të Komunës së Mitrovicës konfirmoj ofrimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian në realizimin e projekteve për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Kryetari Hamza dhe shefi i Zyrës së BE-së z. Szunyog, kanë vizituar Parkun e Biznesit në Mitrovicë, respektivisht biznesin e suksesshëm “Vip Print”, për të identifikuar vështirësitë dhe kërkesat që kanë bizneset për përkrahje nga institucionet në të ardhmen./arbresh.info/

Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin