Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot takim virtual me Koordinatoren OKB-së për Zhvillim, Ulrika Richardson.
Me këtë rast bashkëbiseduesit diskutuan për çështje me interes për shtetin tonë, situatën politike në rajon dhe pasojat globale të agresionit të Rusisë në Ukrainë, transemton arbresh.info.
Kryetari Konjufca e njoftoi Richardson për punën e deritashme të Kuvendit dhe planet për të ardhmen në përmbushjen e agjendës legjislative.
Ai po ashtu vuri në pah mobilizimin e institucioneve shtetërore për përballimin e vështirësive ekonomike si reflektim i luftës në Ukrainë.
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim e falënderoi kryetarin Konjufca dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit. /arbresh.info/


Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...