Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka zhvilluar një takim me komandantin e stacionit jugor të policisë, Ahmet Xhosha, i cili kapërgëzuar Bahtirin për zgjedhjen e tij si kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale.
Në këtë takim, Bahtiri ka falënderuar komandantin e stacionit jugorë të policisë, Ahmet Xhosha për vizitën dhe ndikimin e tyre për ruajtjen dhe sigurinë në qytet.
“Unë shfrytëzoj rastin që juve z. komandant Xhosha dhe policët tuaj t’i falënderoj shumë dhe t’i përgëzoj për punën e madhe dhe të suksesshme që kanë bërë dhe po bëjnë në Mitrovicë. Falë punës suaj qytetarët e Mitrovicës sot dihen më të sigurt, prandaj edhe njëherë shpreh mirënjohjen time dhe të qytetarëve për punën tuaj të suksesshme dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë”, ka thënë Bahtiri.
Ndërsa komandanti i stacionit jugorë të policisë, Ahmet Xhosha, ka falënderuar kryetarin për mirëkuptimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar dhe
është zotuar se bashkëpunimi mes Komunës dhe Policisë do të jetë i vazhdueshëm.
Në takimin që u mbajt në ndërtesën e komunës, kryetari Bahtiri dhe komandanti Xhosha vlerësuan lartë bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve, bashkëpunim ky që ka dhënë rezultate pozitive në stabilizimin e gjendjes së përgjithshme në komunë./Arbresh.info
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...