Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, e shoqëruar nga zv. ministri Reshat Nurboja dhe bashkëpunëtorë tjerë, me ç’ rast kanë diskutuar lidhur me gjendjen aktuale dhe zbatimin e masave preventive të virusit COVID-19 në Komunën e Mitrovicës.
Fillimisht kryetari Bahtiri, njoftoi të pranishmit se deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar dhe të konfirmuar me virusin COVID-19 në Mitrovicë, dhe se Komuna e Mitrovicës ka të formuar shtabin emergjent përmes të cilit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e këtij virusi.
Gjithashtu kryetari Bahtiri përmendi se ne si institucion lokal kemi bërë dezinfektimin e të gjitha institucioneve, ndërmarrjeve dhe hapësirave publike, të objekteve kolektive, pastrimin dhe larjen e rrugëve çdo ditë, si dhe zbatimin e të gjitha masave tjera në bazë të udhëzimeve dhe rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Ndërsa ministrja e MAPL-së, Emilija Redžepi, falënderoi për mikpritjen kryetarin Bahtiri, si dhe përgëzoi për masat e ndërmarra si Komunë dhe realizimin me përpikëri të vendimeve dhe rekomandimeve të Qeverisë së Kosovë për parandalimin e pandemisë COVID-19.
Vazhdon gjykimi për sulmin në Banjskë, mbrojtja kërkon rishi...
Kuka: Të ndërtosh kampionë nga Kosova është si të ndërtosh n...
Ndërrohet komandanti i KFOR-it gjerman, kolonel Radtke vjen ...
Shqiptarja që u zhduk gati 3 muaj më parë në Itali, gjendet ...
Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi
Të pandehurit deklarohen të pafajshëm, Prokuroria paralajmër...