Sot kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Faruk Mujka, kanë mbajtur mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve.
Me këtë rast kryetari Bahtiri, fillimisht i uroj drejtorët komunal për një fillim të mbarë të vitit duke ju afruar mbështetje dhe bashkëpunim të
ngushtë në mënyrë që rezultatet e punës të jenë sa më të kënaqshme.
Gjatë kësaj mbledhje kryetari Bahtiri ka kërkuar nga secili drejtor që detyrën e tij ta kryeje me nder e përkushtim, sepse ai është i zotuar për një qeverisje komunale me duar të pastëra dhe nuk do të lejojë keqpërdorim të pozitës zyrtare e të parasë së qytetarit.
Ndërsa nënkryetari Mujka, në mbledhjen e parë të bordit, është shprehur i sigurt që kjo qeverisje lokale do të jetë shumë e suksesshme.
“Kjo fitore na obligo për një punë më të madhe andaj kërkoj nga secili drejtor që me punë të dinjitetshme ta shpërblejë besimin e qytetarit për ketë qeverisje, pa dallime partiake “, tha nënkryetari Mujka.
Mbledhjet e bordit do të jenë të rregullat dhe secili drejtor do të diskutojë dhe të jap raport javorë për dikasterin që e drejton./arbresh.info/
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n