Kryetari Agron Kuçi: Qeveria do ta falimentojë Junikun

10:24 | 27 Shtator 2015
M. A.

Agron Kuçi, kryetar i komunës së Junikut, mendon se Qeveria e Kosovës e ka për qëllim falimentimin e komunës që ai udhëheqë.

Prandaj Kuçi ka organizuar një konferencë për shtypë, për të folur rreth kësaj çështje, njofton Klan Kosova.

“Pse qeveria qendrore në Prishtinë, po do ta falimentojë Komunën e Junikut?”.

“Cili është buxheti që kjo qeveri ka ndarë për këtë komunë?”.

“Pse ky buxhet është më i vogli për kokë banori në Kosovë?”, janë pyetjet që Kuçi do të kërkojë përgjigje nga ekzekutivi i vendit.

Konferenca mbahet në selia qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, më fillim nga ora 12:00.

Shpërndaje në rrjete sociale